Shkon në 10 numri i të vrarëve në Mal të Zi, disa viktima janë anëtarë të familjes së të dyshuarit

Shkon në 10 numri i të vrarëve në Mal të Zi, disa viktima janë anëtarë të familjes së të dyshuarit

Ka shkruar në 10 numri i të vrarëve, duke përfshirë edhe dy fëmijë, në Cetinje të Malit të Zi ndërsa policia është në kërkim të njeriut që dyshohet se kreu krimin, Aco Martinoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Saranoviq, njoftoi se janë vrarë pronari i lokalit të gastronomisë “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Saranoviq shtoi gjithashtu se ndër viktimat janë edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviqit, i dyshuari për kryerjen e vrasjeve, sipas Vijestit.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të Drejtorisë së Policisë, nën drejtimin e drejtorit të saj, ndodhen në Cetinje me qëllim të arrestimit të të dyshuarit për këto vrasje. Shumë persona kanë humbur jetën, përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarë të familjes së të dyshuarit për kryerjen e vrasjeve”, deklaroi Saranoviq.

Ndërkohë, qeveria malazeze ka shpallur tre ditë zie dhe u ka shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe të plagosurve.

Ndryshe, policia gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë pasi i dyshuari është i armatosur.

Related Articles