Shkon në 16 numri i të vrarëve nga sulmi në Australi, të dyshuarit baba e bir

Shkon në 16 numri i të vrarëve nga sulmi në Australi, të dyshuarit baba e bir

Ka shkuar në 16 numri i të vrarëve nga sulmi ndaj komunitetit hebre në plazhin Bondi të Australisë.

Policia konfirmoi se 14 persona vdiqën në vendngjarje dhe dy të tjerë vdiqën në spital gjatë natës – duke e çuar numrin e të vdekurve në 16.

Ndërkohë, policia po ashtu tha se dy kryerësit e dyshuar të sulmit – një burrë 50-vjeçar dhe një i ri 24-vjeçar – ishin baba e bir.

Babai u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa djali është në gjendje kritike, por të qëndrueshme në spital.

Një nga ata që vdiqën gjatë natës ishte një fëmijë, i cili ndërroi jetë në spitalin e fëmijëve të Sidneit.

Personi tjetër që vdiq gjatë natës ndërroi jetë në spitalin Royal Prince Alfred.

12 pacientë janë në gjendje të qëndrueshme në spitalin Prince of Wales.

Related Articles