Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro u rrit të dielën në 21, ndërsa punonjësit e shpëtimit u përpoqën të gërmojnë nëpër një grumbull të madh mbeturinash në kërkim të të mbijetuarve.
Të paktën 35 persona janë ende të zhdukur dhe 73 janë plagosur, shkroi Mykola Lukashuk, kreu i këshillit rajonal në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Digjuni në ferr, vrasës rusë”, ka shkruar ai, raporton Reuters.