Numri i të vdekurve nga zjarri në një spital privat të Pekinit është rritur në 29, kanë thënë autoritetet, me hetimet fillestare të cilat thonë se zjarri u shkaktua kur u ndezën disa materiale që ishin për rinovimin e një pjesë të spitalit.
Zjarri shpërtheu pak para orës 13:00 të martën në krahun lindor të Spitalit Changfeng të Pekinit dhe u shua pas rreth gjysmë ore, sipas mediave shtetërore.
Li Zongrong, nënkryetari i qarkut perëndimor Fengtai të Pekinit, ku ndodhet spitali, shprehu “ngushëllimet e tij të thella”, teksa njoftoi për numrin e ri të të vdekurve në një konferencë për shtyp të mërkurën. Të gjithë, përveç tre prej atyre që vdiqën, ishin pacientë.
Televizioni shtetëror CCTV raportoi se hetimet paraprake sugjeruan se zjarri ishte shkaktuar nga “shkëndijat e krijuara gjatë rinovimit të brendshëm dhe ndërtimit një të departamenti në spitalit”.
Dhjetra njerëz u evakuuan nga ndërtesa shtatëkatëshe teksa flakët u përhapën, me 39 persona janë duke u trajtuar nga lëndimet e marra nga zjarri. Tre prej tyre janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët dhe 18 janë në gjendje të rëndë, shkruan AlJazeera.