Zjarret e furishme që kanë përshkuar ishullin e Hawaiit, Maui, kanë lënë të vdekur të paktën 53 persona, kanë thënë zyrtarët, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.
Zjarret katastrofike që kanë kthyer lagje të tëra në djerrina dhe kanë shkatërruar mbi një mijë struktura, janë vlerësuar si katastrofa më e madhe shtetërore ndonjëherë. Numri i vdekjeve pritet ta kalojë atë të cunamit të vitit 1960 që la të vdekur 61 persona.
“Nuk e dimë sa njerëz i kemi të vdekur”, ka thënë shefi i Policisë së Mauit, John Pelletier, raportoi Guardian.
Katastrofa filloi të martën në mbrëmje kur tri zjarre shpërthyen. Flakët u ndezën aq shpejt, sa që të mbijetuarit u detyruan të hidheshin në oqean që të shpëtonin.
Presidenti amerikan, Joe Biden, të enjten e ka shpallur katastrofë të madhe gjendjen në Maui, që do të lejojë ndihmën federale të shkojë në përpjekjet për rikuperim lokal