Shkon në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në një autobus në Jerusalem

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në një autobus në Jerusalem

Ka shkuar në gjashtë numri i të vrarëve nga persona të armatosur palestinezë në një autobus në Jerusalem. Tetë të tjerë kanë mbetur te plagosur nga ky sulm.

Policia izraelite tha se “dy terroristë mbërritën me një automjet” dhe hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në periferi veriore të qytetit. Një ushtar jashtë detyre dhe një civil iu kundërpërgjigjën zjarrit, duke “neutralizuar” sulmuesit, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.

Media izraelite identifikoi të vdekurit si pesë burra, të moshës midis 25 dhe 79 vjeç, dhe një grua 60-vjeçare. Spitalet lokale thanë se dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

Related Articles