Shkon në tre numri i të plagosurve nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Shkon në tre numri i të plagosurve nga gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Pak çaste më parë, u raportua për një plagosje në kryeqytet.

Ka qenë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti që dha detaje shtesë.

Ajo tha se ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Burime të Indeksonline pohojnë se Arjanit Abdullahu dyshohet të ketë plagosur Blerat Gashin dhe Anuar Makollin.

Deri të plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes palëve.

Related Articles