Gjatë ditës së djeshme mediat në Maqedoninë e Veriut, raportuan për një ngjarje të pazakontë.
Në Shkup, një vajzë dyshohet se ua dha shokëve të klasës 25 mijë euro, pasi këta të fundit e kërcënuan të miturën se do t’ia rrahin vëllain me probleme shëndetësore.
Rasti është raportuar në polici, nga babai i viktimës, burrë 52-vjeçar
“Në orën 00:30 në SPB-Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit të Shkupit, për një kohë të gjatë kërcënohej nga dy shokë të klasës se do ta sulmonin fizikisht vëllain e saj të vogël, i cili ka probleme shëndetësore, nëse nuk u jepte para. Sipas denoncimit, ajo në disa raste u detyrua t’u jepte para, duke i marrë nga shtëpia gjithsej 25 mijë euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.