Në një video të publikuar në internet shihet se si disa kalimtarë thyejnë xhamin e një veture, brenda së cilës ndodhej vozitësi i sëmurë.
“Vetura ishte ende duke lëvizur, por koka e vozitësit ishte e lëshuar dhe sytë i kishte të mbyllur”, tha Juordin Carter, që e incizoi rastin.
Sidoqoftë, vetura më në fund ndalet dhe kalimtarët u bashkohen përpjekjeve për ta shpëtuar vozitësin, shkruan Independent, transmeton Gazeta Enigma.
Ata marrin objeke që gjejnë afër në përpjekje për ta thyer xhamin, sepse dyert e veturës nuk hapeshin.
Njëri prej tyre më në fund arrin që ta thyejë xhamin e pasmë të veturës për t’i hapur dyert më pas e ta ndihmojë vozitësin. Ngjarja ka ndodhur në Atlanta të ShBA-së.
Jelani Campbell, i cili arriti të futej në veturë, tha: “Të gjithë ne ishim si ekip. Jemi thjesht krenar që arritëm të bashkoheshim ashtu”, duke shtuar se qëndroi me vozitësin derisa erdhi autoambulanca.
Pasi videoja u publikua në internet, disa njerëz e keqkuptuan atë, duke menduar se personat përreth veturës ishin duke u përleshur ose duke u mundur që ta vidhnin veturën, prandaj Carter tha se vendosi që ta tregonte të vërtetën e ngjarjes për të gjithë./Gazeta Enigma/