Një shofer i autobusit në Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke qëndruar pas timonit të tij, dhe me vete kishte një numër të madh të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.
Arthur McDougall, i cili ishte duke vozitur në qytetin e vogël Topsham, u ndihmua menjëherë nga nxënësit që ishin aty të cilët u munduan t’i japin edhe ndihmën e parë, në momentin kur ai e pësoi atë krizë shëndetësore.
Nxënësi Rufus që ishte aty tregoi se të rinjtë kishin reaguar shumë shpejt, sipas tij, dikush e kishte marrë timonin në dorë dhe kishte frenuar për ta ndaluar autobusin që ata të mos aksidentoheshin.
“Pashë dikë që vrapoi dhe kapi timonin dhe goditi frenin e autobusit”, ka thënë Rufus.
Pasi ishte ndaluar autobusi, nxënësit ishin ndihmuar edhe nga kalimtarë që ishin aty, ku më pas në vendin e ngjarjes kishte ardhur policia dhe emergjenca.
Por, 77-vjeçari ka vdekur në spital, pasi ishte shtrirë për t’u trajtuar. Familjar dhe miq të tij i kanë falënderuar të gjithë për ndihmën që i kanë ofruar atij dhe fëmijëve që ishin në atë autobus, shkruan People./Gazeta Enigma/