Një veturë është goditur nga treni mëngjesin e të hënës në Fushë Kosovë.
Vozitësi i makinës, banor i zonës aty afër, fillimisht u morë nga Emergjenca e qytetit, e më pas u dërgua në QKUK. Ndërsa, pas ekzaminimeve në mesditë u lirua për në shtëpi.
Nga Trainkos nuk dha informacione për aksidentin, duke thënë se janë në prite të raportit final.
Me rastin po merret edhe policia./Gazeta Enigma/