Futbollisti nga Tunizia, Nizar Aissaoui, u shtrua në spitalin në Karyouan me djegie të shkallës së tretë, pasi i vuri flakën vetes në rrugë përpara stacionit të policisë Hafouz, i cili ndodhet në të njëjtin qytet, sipas mediave të huaja.
Këtë lëvizje Aissaoui e ka vendosur pasi ka shkuar në komisariat për të denoncuar një shitës bananesh, i cili i ka kërkuar tre euro për një kilogram.
Mirëpo, policia e akuzoi për terrorizëm, ndaj ai në shenjë proteste vendosi t’i vetëdigjet vetes.
Të gjitha këto ai i ka përcjellë në një transmetim live, të cilin e ka transmetuar përmes Facebookut të tij, ku njerëzit kanë mundur të ndjekin aktin e tij para komisariatit.
Aissaoui ka lindur në vitin 1987 dhe në karrierën e tij ai luajti vetëm për klube nga vendlindja e tij si – Union Sportif de Monastir, El Gaufel, Geridet dhe Lespoir Sportif Hafouz.