Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar pas sulmit të armatosur që ka ndodhur dje në orët e pasdites ndaj automjetit transportues të parave në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Ajo kërkoi zbardhjen e rastit nga organet kompetente të sigurisë si dhe identifikimin sa më të shpejtë të kryerësve të kësaj vepre dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
Nga kjo shoqatë thanë për “Front Online” se deri tash gjatë këtij viti janë shënuar 5 sulme që lidhen me sektorin bankar, përcjellë Gazeta “Enigma”.
“Në bazë të statistikave deri më tani në Kosovë janë shënuar 3 raste sulmi në bankomante, 1 në degë bankare dhe 1 në transport, gjë që është shqetësuese për sektorin bankar”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Shumën e vjedhur gjatë këtyre rasteve thonë se nuk e dinë, sepse ato nuk raportohen tek ta.
E nga Procredit Bank, paratë e të cilës dyshohet se u vodhën gjatë grabitjes së djeshme, nuk kanë pranuar të flasin. /Gazeta “Enigma”/