Shoqata e Gastronomëve u kërkon bizneseve respektimin e masave anti COVID

Shoqata e Gastronomëve u kërkon bizneseve respektimin e masave anti COVID

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga të gjithë gastronomët e vendit që të respektojnë masat anti COVID.

Në njoftimin e kësaj shoqate, thuhet se ata i përfaqësojnë vetëm ato biznese të cilat respektojnë masat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik”.

“Pra, të ndalojmë rreptësisht hyrjen në lokal të klientëve të pavaksinuar. Të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë. Të respektohet orari i lejuar i punës”.

“Me qëllim që të mundësohet lehtësimi i masave dhe dalja më e lehtë nga kriza ekonomike, kërkojmë respektimin e tyre, si parakusht të vetëm që lidhet me funksionimin e nevojshëm të gastronomisë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve./Gazeta Enigma/

Related Articles