Shoqata e të verbërve në Gjilan zhvillon aktivitete në kampingun rehabilitues

Shoqata e të verbërve në Gjilan zhvillon aktivitete në kampingun rehabilitues

Aktivitetet të shumta së fundmi kanë ndodhur në Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, kjo në kuadër të projektit “Rehabilitim dhe shërbime për të verbër”.

Sipas zyrtarëve të kësj shoqate, shërbime specifike u zhvilluan gjatë një kampingu tre ditor, derisa njoftojnë se interesimi i pjesëmarrësve nga gratë dhe vajzat kësaj radhe ishte i lartë.

Këto aktivitete kanë pasur qëllim përmirësimin e aftësive sociale si dhe ndihmesën e zhvillimit të ndërgjegjësimit të vetvetës dhe të tjerëve, thuhet në njoftimin e lëshuar.

“Aktivitetet sociale kan pas për qëllim për të përmirësuar aftësitë sociale dhe për të ndihmuar në zhvillimin e ndërgjegjësimit të vetes dhe të tjerëve, duke pas për synim angazhimin e plotë të personave të verbër në të gjitha aktivitetet dhe pavarsim të plot, është shprehur Shemsije Shabani, në cilësinë e Nënkryetarës të ShNV-s në Gjilan”, shkruhet në komunikatë.

gjatë këtij kampingu të zhvilluar në bregdetin shqiptar, pjesëmarrësit kanë zhvilluar garat në shah për kualifikim, derisa fituesi i parë do të marrë pjesë në garat kombëtare të shahut. /Gazeta Enigma

Related Articles