Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në polici pasi që dyshohet se me veturë kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që dyshohet se me veturë kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.