Shotani mendon se Drenica nuk e meritoi humbjen

Shotani mendon se Drenica nuk e meritoi humbjen

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, mendon se skuadra që ai drejton nuk e meritoi humbjen kundër Llapit.

Ai deklaroi pas ndeshjes se futbollistëve të Drenicë u ka munguar vetëbesimi dhe finalizimi i rasteve në pjesën e dytë.

“Mendoj që ka munguar vetëbesimi te lojtarët. Pak më shumë e respektuan kundërshtarin se sa veten. Ne prej fillimit kemi kërkuar të balancojmë lojën në mesfushë dhe të krijojmë raste nga krahët. Ne pësuam gol duke e lënë kundërshtarin të qëndrojë gjatë brenda zonës tonë. Krejt presioni i 90 minutave ka qenë të goli që pranuam. Në pjesën e dytë patëm paraqitje të mirë, patëm fytyrë krejt ndryshe. Mungojë vetëm shënimi i golit. Mos të bëhem i tepërt, por Drenica nuk e meritoi humbjen në bazë të asaj që tregoj sidomos në pjesën e dytë. Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin. Ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, kampionati është i gjatë. Ne nuk do të japim fjalë të mëdha”, u shpreh Shotani.

Related Articles