Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas shirave të dendur dhe përmbytjeve shkatërruese që morën më shumë se 50 jetë dhe detyruan zhvendosjen e rreth 100,000 njerëzve.
Të nëntë rajonet e Bolivisë janë prekur nga shirat e dendur, një është shpallur zonë fatkeqësie dhe gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në tre rajone, raporton Reuters.
“Këto fatkeqësi natyrore na detyrojnë të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin”, tha Arce gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se mbi 370,000 familje janë prekur nga stuhia.
Bolivia, me një popullsi prej mbi 12 milionë banorësh, zakonisht ka një sezon me shira që zgjat nga nëntori deri në mars.
Lucia Valper, nga shërbimi meteorologjik i Bolivisë, Senamhi, konfirmoi se disa paralajmërime portokalli dhe të kuqe për përmbytjen e lumenjve janë lëshuar në mars të këtij viti, të cilat do të zgjasin deri në prill.