Yoon Suk Yeol ka shpaluur gjendje të jashtëzakonshme ushtarake, në Korenë e Jugut.
Kjo shkaktoi krizë të madhe politike.
Lidhur me këtë, deputetët i kërkuan atij që të japë dorëheqje.
Siç raporton Reuters transmeton Gazeta Enigma, deklarata e befasishme e presidentit shkaktoi përplasje të madhe me Kuvendin, që hodhi poshtë përpjekjen e tij për të ndaluar aktivitetin politik dhe për të censuruar mediat, pasi trupat e armatosura u futën me forcë në objektin e Asamblesë Kombëtare në Suel.
Në rast se presidenti nuk dorëhiqet, deputetët do ta ballafaqojnë me mocion mosbesimi. Partia Demokratike, si më e madhja në opozitë, tha se presidenti me këtë vendim s’mund ta drejtojë më vendin normalisht.
“Ai duhet të japë dorëheqje”, ka thënë deputetja Park Chan-dae.
Gjashtë parti opozitare kërkuan shkarkimin e tij. /Gazeta Enigma