Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në Prishtinë, duke thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se i plagosuri ndodhet në tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër)”.
“Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet tutje në konfirmim.