Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje do të jetë kryetar i Komunë së Podujevës, pas përfundimit të numërimit të votave në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.
Ai mori 51,84 përqind të votave të përgjithshme në Komunën e Podujevës.
Bulliqi arriti të kryesojë me mbi 1200 vota ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni i cili mori 48,15 përqind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë për një mandat katërvjeçar në këtë komunë.
Shpejtim Bulliqi mori 20 mijë e 282 vota, ndërsa Ekrem Hyseni mori 18 mijë e 845 vota.
/Gazeta Enigma/