Veturat e Komunës së Podujevës, që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi i LVV-së, do të mirëmbahen dhe servisohen përgjatë dy viteve, derisa tenderi në vlerë prej mbi 43 mijë eurosh u është dhënë një kompanie.
Komuna e Bulliqit ka njoftuar se ka dhënë kontratë për “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve”, e cila peshon plotë 43 mijë e 79 euro.
Sipas platformës së prokurimit publik ‘E-prokurimi’, kontrata është dhënë me procedurë të negociuar.
Tenderin për mirëmbajtje dhe servisim të veturave e ka fituar kompania “Enver Arifi B.I”, e cila do të përfitojë 43 mijë e 79 euro.
Kompania do të bëjnë mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve të kominës së Podujevës, përfshinë servisimin e rregullt, riparimin, ngjyrosjen etj.
Tenderi është ndarë në 6 pjesë.
Pjesa 1, servisim i rregullt dhe mirëmbajtje e automjeteve si : Citroen Jumper, Fiato Ducato, Fiat Snitet, Ford Snitet, Renault Snitet.
Pjesa 2, servisim i rregullt dhe mirëmbajtje e automjeteve si: VW Golf V, VW Passat, VW Kombi T2, VW Kombi T4, VW Kombi T5.
Pjesa 3, servisim i rregullt dhe mirëmbajtje e automjeteve si: Toyota 4, Toyota Hieace, Toyota Land Cruiser, Nissan Maxima, Nissan Terrano.
Pjesa 4, servisim i rregullt dhe mirëmbajtje e automjeteve si: Shkoda Fabia, Peugeto, Suzuki Vitara, Suzuki Wagon.
Pjesa 5, servisim i rregullt dhe mirëmbajtje e automjeteve si: Mercedes
Pjesa 6, servisim i rregullt dhe mirëmbajtje e automjeteve si: Iveco IG, Iveco Is55w17, Magirus Deutz, Stayer, Stayer Diamler Puch, Kamion DFA, Land Rover, Isuzu.
Kompania do të bëjnë mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave të Komunës së Podujevës për 24 muaj.