Shpend Ahmeti jep tri propozime për të dalë nga ngërçi

Shpend Ahmeti jep tri propozime për të dalë nga ngërçi

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, ku edhe ka dhënë tri propozime për të dalë nga ngërçi, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Ahmetit janë tri opsione të paeksploruara deri më tash dhe tha që nuk pret të ketë koalicion me Nismën e Fatmir Limajt.

“Janë tri opsione, qeveria gjithëpërfshirëse, qeveria e VV me PDK-në ose zgjedhjet e reja. Ashtu siç e njoh unë Vetëvendosjen nuk bëjnë koalicion me Fatmir Limajn për të formuar qeverinë”, tha Ahmeti në “DPT te Fidani”.

Tutje ai ka theksuar se “nuk ka shans që një qeveri ku VV është pjesë e saj mos me qenë Kurti kryeministër”.

Ndërsa, letra e Kurtit dërguar Abdixhikut sipas tij ishte “letër për t’u refuzuar”. /Gazeta Enigma/

Related Articles