Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mirëpritur njoftimin për ardhjen e kontingjentit të dytë të vaksinave kundër Covid 19 nga kompania shpërndarëse COVAX, raporton Gazeta “Enigma”.
I pari i Prishtinës, ka thënë se vetëm vaksinimi më i madh i qytetarëve të Kosovës do të ulte një valë tjetër potenciale të virusit.
“Kontingjenti i radhës i vaksinave – lajm shumë i mirë! Dje në Prishtinë kanë qenë vetëm 4 raste të reja me COVID-19. Kjo valë po ngadalësohet, dhe numri sa më i madh i të vaksinuarve zbut çfarëdo vale tjetër potenciale”, ka shkruar ai. Kujtojmë se UNICEF-i, programi në Kosovë bëri të ditur se sapo kanë arritur 38,400 doza të vaksinës kundër COVID-19./Gazeta Enigma.
Postimi i plotë: