Shpend Ahmeti: Turqia ndoshta është garantuesi më i madh i sigurisë tonë

Shpend Ahmeti: Turqia ndoshta është garantuesi më i madh i sigurisë tonë

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Turqia “ndoshta” është ndër garancitë kryesore të sigurisë së Kosovës.

“Këtë e kam thënë që pesë vjet por tash po del më e rëndësishme – roli i Turqisë”, ka thënë Ahmeti në DPT Te Fidani.

“Dhe, në qoftë se ka diçka që i kisha sugjeru çfarëdo qeverie që krijohet në Republikën e Kosovës, është që në aspektin e sigurisë të fokusohemi në tri drejtime në mënyrë bilaterale, e ajo është ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia”.

“ShBA-ja është aleati ynë, sa munemi me qenë ‘aleatë’, garantuesi ynë i sigurisë edhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm, si themi, me shkelë nëpër vezë, më këqyrë mos me e thy najna në këtë relacion. Mbretëria e Bashkuar sepse është më e ashpra ndaj Rusisë, ka mbajtur atë qëndrim, e konsideron si kërcënuesin më të madh të sigurisë për Mbretërinë e Bashkuar, është armatosur është gatshme për të çuar trupa në Ukrainë”.

“E treta është Turqia sepse Turqia realisht besoj edhe që ka me hy në Bashkimin Evropian sepse ushtrinë që e ka Turqia, armatimin që e ka Turqia dhe qëndrimet që i ka Turqi tash janë të leverdisshme dhe tash ka levë karshi Evropës”.

“Momentalisht, për çfarëdo arsye, na mundemi me thanë arsye fetare, për arsye të ndryshme, Turqia ndoshta në këtë rast është garantuesi kryesor i sigurisë sonë”, u shpreh Ahmeti.

Related Articles