Shpërbëhet Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë

Shpërbëhet Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë

Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë është shpërbërë në heshtje pas dështimit për të arritur kuorumin për të votuar për përjashtimin e dy institucioneve të zgjedhjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kjo është bërë e ditur sot nga kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

“ACEEEO është shpërbërë në heshtje për shkak të dështimit për të arritur kuorum, për të votuar për përjashtim të dy institucioneve zgjedhor të Rusisë dhe Bjellorusisë…”, tha ai.

Sipas tij, përjashtimi nga ACEEEO, sipas statusit, bëhet me dy të tretat e votave, por kjo nuk është arritur gjatë votimit, pasi nuk kanë votuar të gjithë anëtarët institucionalë.

Më 7 mars, KQZ-ja e Kosovës ka votuar për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ACEEEO, si dhe kanë informuar Sekretariatin e ACEEEO se nëse kjo nuk ndodhë, atëherë edhe KQZ-ja e Republikës së Kosovës do të tërhiqej nga anëtarësia në këtë asociacion, njofton kp.

ACEEEO është një OJQ ndërkombëtare që mbështet zhvillimin demokratik, duke promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme së bashku me edukimin e të rinjve dhe qytetarëve dhe trajnime profesionale për zyrtarët zgjedhorë.

Related Articles