Shpërthen bombola e gazit në Berat, shpëtojnë shtatë anëtarët e familjes

Shpërthen bombola e gazit në Berat, shpëtojnë shtatë anëtarët e familjes

Shtatë anëtarë të një familje në fshatin Orizaj të Beratit, shpëtuan mrekullisht.

Kjo pasi në banesën e tyre shpërtheu një bombol e gazit, ku anëtarët e familjes së Agur Cakos, ishin brenda.

Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit, shkruan Abcnews.al.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Related Articles