Shpërthen bombola e gazit, vdes një 13 vjeçare në Dragash

Shpërthen bombola e gazit, vdes një 13 vjeçare në Dragash

Një grua ka humbur jetën në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e viktimës, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”.

Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Më shumë detaje rreth rastit ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai thotë se sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar.

“Me datën 09.10.2025, rreth orës 18:31, përmes Qendrës Emergjente Prizren (112), policia ka pranuar një informacion se në fshatin Shajne, Komuna e Dragashit, ka ndodhur një lëndim aksidental i një fëmije, i cili dyshohej se ishte me lëndime të rënda. Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore nga Stacioni Policor Dragash është nisur në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent”, tha Bytyqi.

“Pas arritjes në vendngjarje, është konstatuar se bëhet fjalë për të miturën E.F.I. (vajzë, 13 vjeçare), e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e saj. Ekipi mjekësor,  në vendngjarje ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar”/ Gazeta Enigma.

Related Articles