Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është përplasur me gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7.
Syla e pyeti se pse e ka pritur me tepih të kuq presidenten Vjosa Osmani. Vjosa Osmanit ti ia ke shtru tepihun e kuq, ku unë jam çuditë. Thash ku është kjo dashni”, ka thënë Syla.
Më pas atij ia kthehu përgjigjen Ramiz Lladrovci. “Babikë, nuk je ti as patriot, as panelist. Nëse t’ka pagu dikush, ti më kallxon. Mos kce si Kërcillë”, tha Lladrovci.
Më pas Lladrovci tha se ai është institucionalit dhe i pret të gjithë krerët e shtetit.
Ndërsa gazetari Valon Syla e ka lëshuar studion pas debatit të ashpër me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci. Lladrovci i tha Valon Sylës “nëse është i dehur”.
Syla ia kthehu se “kjo është akuzë islamiste”. Më pas Syla vazhdoi duke i thënë se “vazhdo monologun”. Lladrovci ia kthehu se ka ardhur që të flas edhe me qytetarët. Më pas Syla e lshoi studion.