Shpërthen vullkani, reja mbulon qytetin me 2 milionë banorë

Shpërthen vullkani, reja mbulon qytetin me 2 milionë banorë

Vullkani në malin Nyiragongo në Kongo u riaktivizua sërish pas 21 vitesh, duke shkaktuar ankth dhe frikë te 2 milionë banorët e qytetit Goma, raporton Gazeta Enigma.

Për herë të fundit, vullkani kishte shpërthyer në vitin 2002, kur i mori jetën të paktën 250 personave, ndërsa mbi 120 mijë të tjerë mbetën të pastrehë.

Qeveria vendase ka nisur evakuimin masiv të banorëve të qytetit Goma, ndërsa me mijëra janë parë të braktisin shtëpitë e tyre ende pa u dhënë njoftimi i evakuimit. Turmat e njerëzve janë fotografuar duke u larguar me dyshekë e sende të tjera drejt kufirit me Ruadën, në lindje të Kongos./Gazeta Enigma/

Related Articles