Një zjarr ka shpërthyer në parkun natyror “Serra da Estrela”, një rajon malor në Portugalinë qendrore që bën pjesë në Unesco.
Më shumë se një mijë zjarrfikës u mobilizuan të mërkurën në përpjekje për të kontrolluar zjarrin që ka përfshirë rajonin prej disa ditësh, shkruan Euronews.
Zjarri shpërtheu të shtunën në komunën e Covilha dhe tashmë ka shkatërruar të paktën 3,000 hektarë pyje.