Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Zagreb të Kroacisë, duke dëmtuar dy lokale hoteliere, njoftoi policia e Zagrebit.
Sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes që ka thyer xhamat dhe ka dëmtuar inventarin e të dy bareve.
Në momentin e shpërthimit nuk kishte njerëz në ndërtesa dhe askush nuk u lëndua.
Forca të shumta policie dhe ekspertë mjeko-ligjorë ndodhen në vendngjarje. Rruga është e mbyllur për qarkullim të automjeteve.
Akoma nuk dihen motivet e kësaj vepre apo identitet i autorit të hedhjes së bombës në Zagreb.