Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar”, tha Ahmeti