Shpërthim në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

Shpërthim në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shpërthim ka ndodhur brenda një veture në parkingun e QKUK-së, raporton Gazeta Enigma.

Shpërthimi ndodhi në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Related Articles