Një ndërprerje e energjisë elektrike ka prekur lidhjen e internetit në të gjithë rajonin e Kievit pasi disa shpërthime të fuqishme goditën zonën gjatë ditës së premte.
Metrikat nga organizata e monitorimit të internetit Netblocks tregojnë se lidhja ra në rreth 85 për qind të niveleve normale, shkruan Aljazeera.
Ndryshe, 27 zjarre u shkaktuan nga granatimet ruse në rajonin e Kharkiv për 24 orë.
Zjarret u shkaktuan në ndërtesa të larta banimi, shtëpi private, garazhe dhe makina, si dhe në objekte tregtare, shkruan Aljazeera.
Njësitë piroteknike u thirrën 83 herë për të pastruar municionet dhe objektet e tjera shpërthyese, shtoi shërbimi i shtypit.