Gazetari Abdylvehab Ejupi ka folur për situatën që është në Turqi, pas sulmit me bombë që ka ndodhur dje atje.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se nga të lënduarit që deri tani dihen prej tyre gjashtë janë në gjendje më të vështirë shëndetësore.
Ejupi ka potencuar se brenda 12 orëve të fundit është arrestuar një grua e dyshuar për rastin, dhe se edhe 46 persona të tjerë janë arrestuar si të dyshuar për orkestrim të rastit.
Ai ka shtuar se është vërejtur një mobilizim më i madh i institucioneve turke pas kësaj që ka ndodhur.