Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pompën e derivateve ku mbrëmë ndodhi një shpërthim.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se komuna e dënon këtë akt.
“Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment”, ka thënë Peci. /Gazeta Enigma