Shpëtim Idrizi thotë se humbën dy pikë ndaj Prishtinës

Shpëtim Idrizi thotë se humbën dy pikë ndaj Prishtinës

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Prishtinës.

Ai ka thënë se kanë mundur ta fitojnë ndeshjen, pasi ishin në epërsi, por edhe kishin raste për ta shtuar atë.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, përfundoi 2-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ishte ndeshje e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen e ekipit, sidomos pas humbjes nga Malisheva që e pësuam vikendin e shkuar. Ishte një reagim shumë i mirë”.

“Është mëkat që humbëm dy pikë ndaj Prishtinë, pasi patëm epërsinë dhe rastet që i krijuam. Por, jam i kënaqur me pikën e fituar”, ka thënë Idrizi.

Prishtina ka 22 pikë pas këtij barazim dhe mban vendin e tretë, ndërsa Trepça ’89 me 12 pikë është në vendin e tetë. 

Related Articles