Shpëtohen nga mbytja turistët polakë që ndodheshin në një jaht në Divjakë

Shpëtohen nga mbytja turistët polakë që ndodheshin në një jaht në Divjakë

Një jaht turistik prej 33 metrash me tre persona në bord, ka lëshuar mbrëmë, rreth orës 20:20, sinjalin S.O.S., për operacion shpëtimi në detin Adriatik.

Kapitaneria e portit të Durrësit ka pranuar një thirrje nga mjeti lundrues me flamur kroat “D’artista 07”,   që ndodhej rreth 20 milje larg Divjakës.

Personat në bord kërkuan ndihmë, pasi jahti u përball me probleme në motor dhe rrezikonte mbytjen.

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës bën me dije se pas marrjes së njoftimit kanë nisur operacionin për shpëtimin e turistëve që rrezikoheshin.

Kapitaneria njoftoi anijet që ndodheshin në lundrim më afër jahtit, t’i jepnin ndihmën e shpejtë, ndërsa thirrjes iu përgjigj kapiteni i anijes së kontejnerëve ”The Spirit of Chennai”, që udhëtonte nga Italia në drejtim të portit të Durrësit.

Pas ndihmës që dha anija me flamur portugez, u arrit shpëtimi i tre personave, njëkohësisht edhe i jahtit.

Related Articles