Policia kufitare në Vlorë ka shpëtuar tetë persona për shkak të kishin mbetur në detin e hapur.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në Vlorë dhe në Dhërmi, pas problemeve me mjetet lundruese.
“Pas marrjes së njoftimit nga SPK Triport, se një gomone me 4 shtetas në bord kishte pësuar defekt rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Triport u nis menjëherë drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e gomones, e cila kishte pësuar defekt, deri në stacion, së bashku me 4 shtetasit në bord, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore”.
“Pas marrjes së njoftimit nga SPK Dhërmi, se 4 shtetas që po lundronin me kanoe në plazhin e Porto Palermos ishin bllokuar në det dhe kërkonin ndihmë, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Dhërmi u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e 4 shtetasve në bregdet, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.