Shpëtohet mrekullisht turistja britanike në Gjipë, iu dëmtua mjeti lundrues gjatë eksplorimit

Shpëtohet mrekullisht turistja britanike në Gjipë, iu dëmtua mjeti lundrues gjatë eksplorimit

Një turiste britanike është shpëtuar mrekullisht, pasi mjeti me të cilin lundronte u dëmtua, raporton Gazeta Enigma.

Ajo po lundronte në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” në Gjipe. Turistja britanike u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare në Dhërmi i vjen në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues tip kanoe u dëmtua gjatë lundrimit.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e DVKM Vlorë për një turiste e cila ndodhej në det, në vendin e quajtur 📍”Shpella e Pëllumbave”, Gjipe, me mjetin lundrues tip “Kanoe”, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Related Articles