Me thirrjet për ndaljen e femicidit, vërshuan rrugët e Prishtinës të martën mbrëma.
Qytetarët që dolën të protestojnë pas vrasjes së Liridona Ademajt, dikush po konsideron se ia huqën me përdorimin e termit femicid.
Për profesorin e universitetit, Blerim Canaj, rasti i Liridonës dallon, por po përdoret edhe nga institucionet qëllimshëm si mungesë e rezultateve pozitive.
Ky term lidhet me mosdurimin e gjinisë, edhe sipas juristëve, gjë që është prezente nëpër botë, por jo në Kosovë.
Ata që mbrojnë të drejtat e grave, shpjegojnë se qeveria dhe organet e drejtësisë duhet punuar në njohjen e saktë të femicidit, pasi e njeh edhe Konventa e Stambollit.