Shqetësime për përhapje të sëmundjeve pas përmbytjeve në Libi

Shqetësime për përhapje të sëmundjeve pas përmbytjeve në Libi

Organizatat Ndërkombëtare kanë paralajmëruar përhapje të sëmundjeve në Libi dy muaj pas përmbytjeve masive në lindje të vendit.

Gati 300 mijë banorë të qytetit Derna janë prekur nga katastrofa natyrore, ndërkaq 43 mijë janë zhvendosur. Më shumë se 8 mijë janë ende të zhdukur.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se 180 mijë persona kanë marrë ndihma humanitare në dy muajt e fundit.

OKB-ja ka deklaruar se është e shqetësuar për rrezikun e sëmundjeve ngjitëse shkaku i ujit të kontaminuar dhe infrastrukturës sanitare.

Related Articles