Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore.
Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është zbuluar nga stafi i Qendrës së Kompetencës në Malishevë, ku një nxënës është kapur me thikë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se lidhur me rastin është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Nxënësi 15-vjeçar është intervistuar në praninë e prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, ndërkohë që mjeti i mprehtë të cilin e ekspozoi në ambientet e shkollës, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.