Gazetari Baton Haxhiu komentoi sonte në Pressing në T7 listën e VV-së me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Lidhur me këtë temë, ai tha se nuk u ndëshkuan “ata që qeverisën keq”.
Sipas Haxhiut, Liburn Aliu i cili nuk është në listën e VV-së, ka paraqitë dy herë dorëheqje por nuk “i është pranuar”.
“E para Lista e Vetëvendosjes, nuk ka ndëshkim për qeverisje të keqe. Të gjithë ministrat e VV-së të cilët kanë tregu mos-suksesin më të madh që prej pasluftës në qeverisjen e tyre janë në listë. Liburn Aliu për arsye që e ka pas, që dy vjet më herët një përplase, e cila ka qenë e heshtuar, ai ka paraqitur dy herë dorëheqje dhe nuk i është pranuar. Ky është një sekret publik”, tha Haxhiu.
“Kur ka dështim në qeverisje, ti reflekton me listë e me njërëz të ri, reflekton mbi gabimet që i ke bërë edhe i ke ndërtuar këto katër vite”, tha Haxhiu.
Sipas tij, dështimi i parë i qeverisë “është veriu dhe marrëdhënia me ndërkombëtarët për veriun”, tha Haxhiu.