Shqetësuese: Për një ditë, 10 raste të dhunës në familje

Shqetësuese: Për një ditë, 10 raste të dhunës në familje

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas Policisë së Kosovës janë raportuar 10 raste të dhunës në familje, që kanë ndodhur në komuna të ndryshme të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje sipas po të njëjtit raport bëhet e ditur se 9 persona janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh këto raste kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, Podujevës, Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Klinës, Gjakovës e Skenderajt.

Më poshtë mund t’i lexoni të gjitha detajet nga policia e Kosovës:

Lipjan, 07.11.2021 – 18:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se disa herë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima pas intervistimit me kërkesën e saj ka shkuar te familja, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Podujevë, 06.11.2021 – 22:55. Dy viktimat femra kosovare, kanë pranuar tretman mjekësor pasi të njëjtat dyshohet se pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 05.11.2021 – 18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën janë duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë. Si pasoj e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, por nuk ka dashur të shkoj në strehimore. Pasi viktima nuk ndjehej e sigurt ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjilan, 06.11.2021 -23:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren, 07.11.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale në gjendje të dehur i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin e tij, të dy viktimat kosovarë, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Klinë, 07.11.2021 – 20:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave kosovarë. Sipas viktimave, e dyshuara ka probleme psikike. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjakovë, 07.11.2021 – 13:36. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit ka tentuar ta sulmoj bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 07.11.2021 – 15:15. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, për shkak se ishin rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjakovë , 07.11.2021 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit e kishte keqtrajtuar fizikisht vajzën e tij të mitur, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Skenderaj , 07.11.2021 – 16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj me probleme shëndetësore, e dyshuara femër kosovare . E dyshuara me udhëzim të mjekut është dërguar në repartin e Neuropsikiatrisë në Prishtinë. /Gazeta Enigma.

Related Articles