Një ngjarje e rrallë raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij për përfitime materiale nga babai i tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Në Kavajë, një 28 vjeçar dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij. Por, Lubjan Camema, këtë e bëri për të përfituar para nga babai i tij.
Plani i tij “gjenial” shkoi për dreq në pak orë, pasi krejt kjo skemë e mashtrimit u vu në pah nga Policia. Ai u arrestua bashkë edhe me partnerin e tij të krimit, shkruan TopChannel.