Një 62 vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi vetëm një ditë më parë aksidentoi pa dashje nipin, vetëm 2 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Familjarët nuk e dinin që vogëlushi kishte hyrë poshtë automjetit, çka shkaktoi edhe ngjarjen e rëndë.
“Është arrestuar shtetasi P. M., 62 vjeç, banues në Valias, pasi duke kryer manovrën mbrapa me automjet, ka aksidentuar nipin e tij të mitur 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.