Policia në Berat ka arrestuar një 19-vjeçare, e cila dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion dy motrat e saja.
Sipas policisë, janë proceduar edhe dy shtetaset që ushtronin prostitucion.
“Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni policor i koduar “Multiple”. Shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur, arrestohet 19-vjeçarja. Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion”, thuhet në njoftimin e policisë.