Është arrestuar një 27-vjeçar në Pogradec, pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.
E mitura deklaroi në polici se e ka gënjyer atë për moshën dhe ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj.
Kurse i dyshuari ka thënë se ka pasur qëllime serioze, raporton euronews.al.
Ndryshe, akuzuari është denoncuar nga familjarët e vajzës pasi e kanë parë një foto të saj me të dyshuarin dhe një unazë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.